​13 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 13 raste të reja të vdekjes dhe 14 raste të reja me COvid-19, ku dhjetë prej tyre janë regjistruar në Shkup, ndërkohë që katër të infektuarit tjerë janë regjistruar në katër qytete të ndryshme të vendit. Kumanovë, Kavadar, Resnjë, Makedonski Brod.

Pavarësisht rënies së dukshme të rasteve dhe viktimave, Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk është mbledhur as sot për të diskutuar mbi vlefshmërinë e masave restriktive kundër Kovid19. Masat restriktive vlejnë deri më 1 Qershor.

Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Deri më tash janë vaksinuar rreth 221.000 qytetarë ndërkaq rreth 180 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar./KP