​165 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë, ku prej tyre, 74 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 38 janë me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë, 45 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim./KP