​Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për prostitucion në Mitrovicë

Një femër dhe pesë meshkuj janë arrestuar me dyshimin që janë marrë me prostitucion.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 17 maj të këtij viti.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë, 17.05.2021-15:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër te prokurori të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë. /KP