​BE HEQ KUFIZIMET PËR UDHËTARËT NGA SHQIPËRIA

Vendet anëtare të BE-së kanë arritur marrëveshjen për të hequr kufizimet e udhëtimit për 8 vende, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Që një vend të sigurojë statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë një maksimum prej 75 rastesh pozitive me koronavirus për 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Megjithatë, pandemia ka bërë që çdo vend anëtar i BE-së të vendosë vetë nëse do të lejojë apo jo udhëtimet nga vende të ndryshme.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.KosovaPress/DiellieNews.info