​Hoqi dorë nga pushtimi i malit Everest: “Perënditë më thanë të mos shkoja”

Udhëzuesi i alpinistëve Nepal Kami Rita, i cili mban rekordin botëror për numrin e herëve që pushtoi majën e malit Everest, hoqi dorë nga përpjekja e 26-të për të pushtuar majën më të lartë në botë për shkak të një ëndrre të shëmtuar.

Në fillim të majit të këtij viti, anëtari i popullit Sherpa u ngjit në majën e Everest për herë të 25-të, por ai hoqi dorë nga gjysma e rrugës në një përpjekje të re.

“Unë pata përpjekjen time të 26-të dhe arrita në Kampin III, por koha u përkeqësua dhe pashë një ëndërr shumë të keqe. Perënditë më thanë të mos shkoja, dhe meqenëse vërtet besoj në Zot, vendosa të kthehem”, tha Rita, pasi u kthye me helikopter në Katmandu.

Maja më e lartë në botë në mesin e popullatës lokale njihet si “Sagarmatu”, e cila në gjuhën tibetiane do të thotë “Nëna Tokë”, dhe pushtimi i majës më të lartë në botë shoqërohet gjithmonë me rite fetare.

Edhe pse nuk tregoi detajet e ëndrrës së tij, Rita konfirmoi se do të kthehet vitin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë majën për herë të 26-të.

Rita dhe 11 udhëzues të tjerë Sherpa arritën majën në 7 maj dhe fiksuan litarët, të cilët lejuan qindra alpinistë të tjerë të përdorin rrugën e akullit për në majë.

Alpinisti 51-vjeçar u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994. Prej asaj kohe ka qenë pjesë e ekspeditës. Është një nga shumë udhëzues vendorë, ekspertiza dhe aftësitë e të cilëve janë jetike për sigurinë dhe suksesin e alpinistëve të huaj, të cilët vijnë në Nepal çdo vit për të pushtuar majën 8848 metra./KP