​Konjufca thotë se nëse përmendet heqja e mëditjeve, deputetët nuk mungojnë në seanca (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në pritje të fillimit të pjesës së dytë të seancës së sotme plenare, ka kërkuar nga deputetët që të thërrasin kolegët e tyre që të jenë të pranishëm në sallë në mënyrë që të arrihen numri i mjaftueshëm për fillim të seancës.

Pas një pauze, deputetët kanë filluar të kthehen në sallë për të vazhduar punimet e seancës, por siç dihet tashmë, ata nuk janë asnjëherë të saktë për të qenë të pranishëm në sallë, në orën që është caktuar fillimi i punimeve.

E për këtë ka folur sot edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca: Po pritoj me e përdorë fjalinë heqja e mëditjeve se nuk i nxen salla deputetët

(Video)

“Ju lutë mobilizohuni të gjithë me thirr nga një koleg tuajin sepse vetëm 46 jemi. Më aktiv ju lutëm. Po pritoj me e përdorë fjalinë heqja e mëditjeve se nuk i nxen salla tani”, ka thënë Konjufca.

Seanca po vazhdon për raportin e AKP-së, për të cilin pozita po kërkon të mos miratohen në mënyrë që të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje, si dhe emërimi i bordit të ri. Kryeministri Kurti tha se bordi i ri do të ketë mision shuarjen e AKP-së.