​Kurti takon Vitinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia me të cilin ka biseduar për ecurinë e vaksinimit kundërCOVID-19.

Gjatë takimit, Kurti u njoftua edhe mbi gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.

Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me koronavirus./KP