​Maqedonia e Veriut implementoi më së shumti pako fiskale në rajon

Ndikimi i pandemisë COVID-19 kishte efekt negativ në ekonominë e Kosovës dhe atë të rajonit, që ndikoi në mbylljen e shumë bizneseve dhe reduktimin e numrin të të punësuarve. Ndërsa menaxhimi i pandemisë në vendete Ballkanit në përgjithësi ishte i përafërt, për nga miratimi i pakove fiskale.

Derisa Maqedonia e Veriut ishte i vetmi shtet që ka miratuar pakon e gjashtë fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi ishin vendet me numrin më të vogël të pakove fiskale.

Ndërsa sektorët më të dëmtuar në vendet e Ballkanit ishin kryesisht gastronomia, turizmi, transporti, prodhimtaria, ndërtimtaria si dhe në reduktimin e numrit të të punësuarve.

Kështu u tha në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Drilon Iseni tha se për të menaxhuar më mirë me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID në tre-mujorin e parë, Qeveria e Maqedonisë solli tri pako masa fiskale.

Iseni tha se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend me më së shumti pako të implementuara në rajon.

Iseni: Maqedonia është i vetmi vend në rajon që ka miratuar më së shumë pako fiskale

“Qeveria e Maqedonisë në aspekt të vëllimit të masave mban rekordin në vend, masat që ka propozuar qeveria kanë konform kërkesave të biznesit… Ideja dhe kërkesa jonë si odë ishte që të ruajmë vendet e punës dhe të ruhet likuiditeti i kompanive. Këtë aspekt e ka adresuar qeveria nëpërmjet subvencionimit të pagave në nivel të pagës minimale fillimisht, në euro prej 250 deri 350 euro…. Sipas statistikave deri në qershor 2020 janë regjistruar mbi 4 mijë biznese të shuara, kryesisht mikro dhe të vogla, ndërsa po në këtë vit janë hapur 6 mijë kompani të reja. Maqedonia është i vetmi vend në rajon që ka miratuar më së shumë pako fiskale”, tha Iseni.

Ndikimi më i madh nga pandemia në shtetin tonë, ishte në përgjithësi negative, kryesisht në sektorin privat.

Sekretari i përgjithshëm i Odës së Afarizmit të Kosovës, Diamant Elshani tha se të gjitha aktivitetet ekonomike u pezulluan gjatë valës së parë të ballafaqimit me pandeminë, ndërsa sa i përket sektorëve më të afektuar nga pandemia në Kosovë, ai tha se ishin gastronomia, tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, prodhimtaria dhe ndërtimtaria.

Elshani në hulumtimin e prezantuar tha se mungesa e stabilitetit politik që mbretëroi në Kosovë ndikoi shumë në menaxhimin me pandeminë, pasi u ndërruan tri qeveri.

Elshani: Ndihma e varfër për bizneset ka ndikuar në rritjen e papunësisë

“Tek reduktimi i punëtorëve kishte reduktim të madh gjë që krijonte një huti dhe një mjegull të madhe për të ardhmen… sektorët më të afektuar nga pandemia në Kosovë ishin: gastronomia, tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimtaria dhe ndërtimtaria… Kosova kishte jostabilitet politik, ndryshimi i tri qeverive ndikoi edhe më shumë në ekonominë e vendit gjatë pandemisë. Ndryshimi i tri qeverive për një periudhë relativisht të shkurtër ndikoi që ne të jemi të hutuar edhe nuk mundeshim që të implementonim të gjitha ato ide dhe vizione që i kishim… por jo stabiliteti polik ndikoi shumë… Sipas raportit kemi një ndihmë të varfër për bizneset, e kjo ndikuar në rritje të papunësisë si dhe në reduktim të numrit të punëtorëve”, tha Elshani.

Në këtë Forum, edhe kryetari i Odës së Sllovenisë në Kosovë, Bajram Fusha ka prezantuar gjetjet nga ky shtet.

Po ashtu në prezantimin e OAK, u tha se Shqipëria ka implementuar dy pako kryesore në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, kurse Mali i zi ka implementuar tri pako mbështetëse. /I. Shabani/KP