​MOTI SOT NË KOSOVË

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

 

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.