​Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë Kosovë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KosovaPress.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin./KP