​Shqipëri: Dita e dytë pa humbje jete nga COVID, 43 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se për të dytën ditë radhazi nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 3137 testime nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive./A2/KP