1 VIT DO ZGJASË PROCESI I TRAJNIMIT TË KUADROVE QË KANË APLIKUAR NË PK (VIDEO)

Po i tregojnë të gjitha ushtrimet me të cilat do të përballën.

 

Ditë më parë është hapur konkursi për mbrojtje të afërt në kuadër të njësisë speciale të policisë së Kosovës.

Kjo njësi e cila cilësohet më e rëndësishmja, e themeluar që nga vitit 2002, kërkon, mençuri, edukim dhe fuqi fizike.

 

Numër i madh i policëve të cilët janë regjistruar për tu bërë pjesë e këtij njësiti, po trajnohen nga instruktor profesional të trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga profesionistë të kësaj fushe.

Shefi i trajnimeve dhe delegacioneve thotë se përzgjedhja e kandidatëve për t`u bërë pjesë e këtij njësiti, do të jetë transparente.

“Është një kokurence jashtëzakonisht e madhe e kandidatëve mirëpo secilit do t’i ipet mundësia për një testim të drejtë dhe të barabartë. E procesi i ndarë në faza të ndryshme, për kandidatët po cilësohet si më i vështiri për t’i tejkaluar”.

“Është një ndër testet më konkurente në policinë e kosovës jemi përgaditur gjatë gjithë vitit presim për me kalu. Edhe pse jam femër duhet me dhënë maksimumin i bëjë thirrje dhe femnave të tjera se është një nga njësitet që ka ushtrimë shumë të rënda”.

Këtë të mërkurë, në fazën e dytë, kandidatët janë provuar edhe në gjuajtje, duke u vëzhguar nga instruktorët.

I gjithë procesi pritet të zgjasë afër një vit, ku gjatë kësaj periudhe kandidatët më të mirë të cilët arrijnë rezultate të larta, e që i kërkon kjo njësi, do të bëhen pjesë e mbrojtjes së afërt.