10 RASTE ME CORONAVIRUS BRENDA 24 ORËVE

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

 

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.