11 RASTE TË REJA ME COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1.498 testime të kryera.

 

Gjatë kësaj periudhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400.