13-VJEÇARI MBYTET NË NJË PISHINË

Një 13-vjeçar dyshohet se është mbytur në një pishinë në Gjakovë. Ai u dërgua në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. ./KP