14 PACIENTË TË SPITALIZUAR ME COVID POZITIVË

14 pacientë me COVID-19 pozitivë po marrin shërbime shëndetësore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. ShSKUK njofton se tre pacientë janë në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.

 

ShSKUK njofton edhe se 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-covid, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë