ARRESTOHET 39 VJEÇARI NË FERIZAJ, GODITI DISA HERË BASHKËSHORTEN E TIJ

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, transmeton Telegrafi.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e “Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/