200 HEKTARË PËRFSHIHEN NGA ZJARRI NË SUHAREKË

Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasdites të së dielës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.

Departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin, raporton Klankosova.

https://youtu.be/GTK3f1My594

KP