23 VJET NGA VRASJA E DËSHMORIT CEN DUGOLLI

Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.

Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës, i cili u vra më 17 gusht 1998 nga forcat serbe në burg.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë, por asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk tregoi për veprimet çlirimtare që përgatisnin shokët në ilegalitet.

Bashkëshortja dhe fëmijët e tij për disa vite me radhë jetojnë në Francë./KP