314 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, ndërkohë që në nivel vendi janë 314 raste aktive me këtë virus.

 

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur që 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Për mbrojtje nga COVID-19 ka kohë që ka filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës. Ndërsa, 775 mijë e 162 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.

Tashmë në vend ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë edhe asaj përforcuese.