A DO TË LEHTËSOHEN MASAT PËR FESTAT E FUNDVITIT? SOT PRITET TË KETË TAKIME

Sot, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të takohet me kryetarët e komunave, nga ora 14:30, për të diskutuar rreth masave antiCovid.

Megjithatë, është raportuar se kjo ministri nuk i ka dërguar ftesë Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ç’rast nuk dihet nëse kryetarët e komunave do të marrin pjesë në takim.

Kujtojmë se gastronomët kanë kërkuar lehtësim të masave për festat e fundvitit dhe kanë kërkuar takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë.

/GazetaSinjali/