A IU KËRKUA DORËHEQJA NGA ALBIN KURTI, FLET MINISTRJA DONIKA GËRVALLA (VIDEO)

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës ka treguar nëse i është kërkuar dorëheqja nga kryeministri Albin Kurti. Gërvalla tha se nuk ka krisje në koalicionin VV-Lista Guxo.

Komentet Gërvalla i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Nëpër kafe nuk shkoj se jo vetëm që nuk kam natyrë më kalu kohën gjithë ditën në kafe por edhe puna nuk ma lejon një gjë të tillë. Prandaj këto mbeten llafe të kafeve dhe të kafeneve”, tha ajo.

“Me kryeministrin Kurti kemi relata shumë të mira të partneritetit jo vetëm në koalicion por edhe të koordinimit tepër të mirë të punëve të përbashkëta që i bëjmë”, tha Gërvalla.

“Ne kemi ato raporte që kemi pasur në fillim të koalicionit. S’ka ndryshim të raporteve tona”, thotë ajo.

Por a i kërkoi dorëheqjen Kurti nga pozita si Ministre e Punëve të Jashtme.

“Albin Kurti asnjëherë as nuk ka qenë një bisedë e tillë. Më shumë sesa Kurti dhe unë të tregojmë vazhdimisht që nuk ka asgjë në atë mes.”, theksoi Gërvalla./Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.