Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.

Në Ndërtesën e Qeverisë, Kurti dhe Abdixhiku pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbashkimin e spektrit politikë për temat madhore.

Në këtë takim me Kurtin, Abdixhiku është i shoqëruar me nënkryetarin Lutfi Haziri.

This image has an empty alt attribute; its file name is Lumir-Abdixhiku-Lufti-Haziri-foto-Visar-Kadrolli.jpgKurti të martën takoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Raush Haradinajn, derisa u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka refuzuar një takim të tillë./KP