Abdixhiku: Kurti ka ndryshuar pozicion edhe për disa tema tjera, jo vetëm për reciprocitetin (Video)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti kërkoi pozicion politik të ekzekutivit për dialogun me Serbinë.

Abdixhiku para mediave tha se Kurtit ia paraqiti një qartësim, kërkesë dhe ofertë për dialogun.

Abdixhiku tha se gjatë diskutimit me Kurtin ka vërejtur ndryshim të qëndrimeve të tij, përfshirë reciprocitetin.

“Vërejta se kryeministri jo vetëm për çështjen e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera që i ka pasur si kauzë ka ndryshuar pozicion në dialog, por tani është koha e tij të dëshmoj vetën dhe KOOSVËN NË këtë përfaqësim. Janë pozicionet e reciprocitetit, kërkim faljes dhe dialogut të brendshëm para dialogut të jashtëm”, tha ai./KP