ABDIXHIKU VOTON: SOT VENDIMMARRJA I KTHEHET QYTETARËVE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se ushtroi të drejtën bazike për votë, në këtë ditë ku vendimmarrja i kthehet qytetarëve.

Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij tha se nuk ka gjë më të bukur se kur qytetarët vendosin për të ardhmen tyre.

“Sot është natyrisht festë sepse vendimmarrja i kthehet qytetarëve tanë dhe nuk ka gjë më të bukur se kur qytetarët vendosin për të ardhmen tyre”, tha ai. /Telegrafi/