AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FERIZAJ-PRISHTINË, TRE TË LËNDUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Ferizaj-Prishtinë, ku tre persona janë lënduar.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë tri automjete, ndërkaq rruga në këtë pjesë është mbyllur derisa të përfundoj vend-shikimi nga ekipet kompetente.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtinë, ku të përfshira janë tri automjete, dhe deri tani raportohet për tre persona të lënduar. Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vend-shikimi nga ekipet kompetente”, tha Hoxha. /Telegrafi/