AKSIDENT NË AUTOSTRADËN “IBRAHIM RUGOVA”, NJË I VDEKUR DHE TRE TË LËNDUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person si dhe janë lënduar tre të tjerë, shkruan Reporteri.net

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”./Gazeta Express