AKSIDENT NË VUSHTRRI, VDES MOTOÇIKLISTI 36-VJEÇAR

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë (Vushtrri), ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit./Telegrafi/