AKSIDENT TRAFIKU NË MAGJISTRALEN PRISHTINË-PODUJEVË, 9 TË LËNDUAR

Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë sëKosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti., e cila ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus).

Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar.

Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./KP