AKSION I POLICISË PËR RASTIN “SUBVENCIONET”, DISA TË ARRESTUAR

Në disa Komuna të Kosovës është duke u zhvilluar aksioni policor “Subvencione 2021”.

 

Deri më tani ka edhe persona të arrestuar, të cilët janë përfshirë në keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.

Mësohet se tashmë në Komunën e Istogut janë arrestuar disa persona lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të subvencioneve.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.

Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.