ALEKSANDAR DUGIN,`TRURI I VLADIMIR PUTINIT` PËRDOR EKSTREMISTËT RUS NË BOTË

Filozofi rus Aleksandar Dugin ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë, shprehet ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj duke shtuar se ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre.

 

Hoxhaj duke folur për “VIRUSSIA”, ku trajtohet ndikimi i diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, thotë se Dugin që është “truri i Vladimir Putinit”, mendon që rusët e kanë të vërtetën e tyre.

“Mua më ka rënë që të lexoj dy libra të një filozofi, i cili mendohet që ndikon te Putini dhe është si të them koka strategjike e tij, një Aleksandar Dugin. Ai ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë. Ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre. Ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre”, thotë Hoxhaj.

Ai në këtë dokumentar tregon se Dugin mendon që të drejtat e njeriut, liritë individuale, nuk duhet të ekzistojnë fare.

“Ai është i interesuar që ta rikthejë historinë. Ai ka deklaruar disa herë që katastrofa më e madhe  e shekullit XX-ta ka qenë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Dhe ai është i interesuar që ta rikthejë popullin dhe Rusinë e tij në një kohë të lavdishme historike. Dugin mendon që të drejtat e njeriut, liritë individuale, nuk duhet të ekzistojnë fare, duhet të ekzistojë vetëm shpirti i popullit rus mbi njeriun, mbi individët”, tregon ai.

Për profesorin universitar Agim Zogaj, filozofi Dugin thotë se ballafaqimi i Rususë dhe Evropës është konfrontim midis globalizmit dhe anti-globalizmit.

“Dugin duke zbërthyer dhe duke shpjeguar zhvillimet e sotme që ndodhin në raport mes Rusisë, Ballkanit dhe Evropës përgjithësisht, ai flet se ndodhin, ndodh pra momenti i ballafaqimit përkatësisht i konforntimit midis globalizmit dhe anti-globalizmit. Është një përpjekje e cila shprehë zhgënjimin e këtyre elitave nacionaliste, tani lirisht ta themi në krye me Putinin, sepse Rusia e sotme, Federate e sotme Ruse, është një diktaturë posmoderene asgjë më tepër”, shprehet Zogaj.

Ai thekson se “truri i Vladimir Putinit” kërkon rikthimin e projektit të Rusisë Perandorake.

“Në veçanti, në periudhat e sotme moderne, sidomos ritheksoj pas ardhjes së Putinit në pushtet, ky i ka shprehur ambiciet që Rusia të kthehet, pra me projektin e politikës së jashtme, si reflektim i politikës së brendshme, i objektivave të saj, të rikthehet në projektin e Rusisë Perandorake”, përfundon ai.

Ndërsa, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq thotë se Federata Ruse nuk i ka fshehur ambiciet e saj kundrejt vendeve të Ballanit.

“Federata Ruse nuk i fsheh ambiciet e saj në Ballkanin Perëndimor. E kjo është pikërisht ambicie e konfliktit të ngrirë”, thotë Komshiq.

Në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA” flitet edhe për atë se si është kushtëzuar Serbia nga Rusia për mos njohjen epavarësisë së Kosovës, pse udhëheqësit serbë ishin në një vizitë të fshehtë në Moskë dhe skandalet e ambasadorëve të Putinit në Ballkanin Perëndimor.