ALI AHMETI E TALAT XHAFERI PËR NGUSHËLLIME NË MITROVICË: NUK E DINIM QË VESELI KA ARRITUR NË KOSOVË

Ali Ahmeti e Talat Xhaferi për ngushëllime në Mitrovicë: Nuk e dinim që Veseli ka arritur në Kosovë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit.

“Lojtari më i mirë”, “Këpuca e Artë”, “Copa America”, Messi i fiton të gjitha

Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

Vetë Ahmeti për T7 ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga.

“Kam ardhur për ngushëllime tek një njeri i madh, nuk kam pasur dijeni se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë”, ka thënë Ali Ahmeti për T7. /Express/