AMBASADORJA FRANCEZE BËN THIRRJE PËR PAJTIM KOSOVË-SERBI

Ambasada e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë të enjten kanë përkujtuar përvjetorin e armëpushimit të datës 11 nëntor të viti 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore

 

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel tha se kjo ditë shënon fundin e asaj që ka mbetur në kujtesën kolektive e njohur si Lufta e madhe.

“Kjo ditë shënon fundin e asaj që ka mbetur në kujtesën kolektive si Lufta e Madhe. Nuk ka nevojë të shtoni ndonjë datë apo vit. Kjo ditë dhe ky muaj kanë qenë pjesë e trashëgimisë kanë qenë pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët për më shumë se një shekull”.

Tutje ajo tha se në këtë vend ku po bëhen homazhe kujton ushtarët francez që luftuan gjatë gjithë këtyre viteve në Ballkan.

“Ky vend ku pushojnë eshtrat e të rënëve, ku po bëjnë nderime sot dëshmon se ushtarët francez që luftuan gjatë gjithë këtyre viteve në Ballkan, vdiqën në Kosovë, përkrah ushtarëve aleatë të Mbretërisë së Serbisë”.

Ajo përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbisë duke e konsideruar si të vështire ambasadorja thotë se një procesi i tille duhet zhvilluar me frymë konstruktive dhe të hapur.

Duke e cilësuar tutje si një rrugë të vetme që dyja shtetet duhet ta ndjekin për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët drejt pajtimit.

“Refuzimi i urrejtjes, frikës, dhe mbylljes në vete duhet të na udhëheq sot në përkujtimin e këtyre ngjarjeve. Historia jonë na kujton se paqja është një ekuilibër delikat që duhet ruajtur në çdo kohë”.

“Dialogu edhe pse i gjatë dhe i vështirë është një domosdoshmëri që duhet të zhvillohet në një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga që Kosova dhe Serbia duhet ta ndjekin tani për të arritur pajtimin  dhe të jenë në gjendje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, përfundoi ajo.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde tha se po kujtojnë historinë e cila mundësoi bashkimin e popujeve.

“Ne po qëndrojmë këtu së bashku në nderim të historisë tonë e cila na ka bashkuar  neve si gjerman, francezë  dhe evropian në përgjithësi ne jemi këtu tani si një fuqi  e cila ka ardhur nga gjeneratat e tjera nga babgjyshi e babai për të kujtuar sot”.

Në këtë ceremoni Lidhur me këtë morën pjesë edhe shefi i zyrës së Be-së Tomas Szuyong, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicolas Abott e përfaqësues të tjerë vendor e ndërkombëtar.