ANGLIA NË GJYSMËFINALE

“Tre Luanët” i bashkohen Italisë, Spanjës dhe Danimarkës në gjysmëfinale.

Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së çerekfinales së evropianit, ku Anglia ka shënuar fitore bindëse kundër Ukrainës me rezultat 4:0, përcjell KosovaPress.

Rezultatin e zhbllokoi sulmuesi i Tottenham Hotspur Harry Kane, i cili shënoi për 1:0 në minutën e katërt.

Me të filluar pjesa e dytë, “Tre Luanët” e nisën furishëm duke shënuar dy gola të shpejtë, respektivisht mbrojtësi Harry Maguire shënon për 2:0 në minutën e 46-të, ndërsa Harry Kane pas katër minutave shënon për 3:0. Golin e fundit të ndeshjes e shënoi mesfushori i Liverpoolit Jordan Henderson në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Anglia në gjysmëfinale do të përballet të mërkurën me Danimarkën.

/KP