ANULOHEN AKTIVITET E ORGANIZUARA NË “PRITE N’SHESH”

Është anuluar perormanca në “Prite n’Shesh”, kjo bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes së variantit të virusit Omicron. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për medie.

 

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në komunikatën për medie.

Ndërkohë që aktivitet e tjera në “Prite n’Shesh” do të vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

“Gjithsesi, aktivitetet tjera të ‘Prite n’shesh’ vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00”, bëhet e ditur në komunikatë.