ARRESTOHEN 5 TË DYSHUAR PËR KEQPËRDORIM POZITE

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arrestuar sot personat me inicialet F.A., F.R., R.Sh., Sh.K., dhe S.S. pasi dyshohet të kenë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ata dyshohet se gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9.747 euro, të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-kryetar, SH .K. –anëtar dhe S. S.-anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender.

Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë 9.747 euro mbi rrugën e asfaltuar dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situata janë fiktive.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit me iniciale F.A. dhe F.R. ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa R.Sh., Sh.K., dhe S.S. janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin hetime aktive ende janë në proces./KP