ARRESTOHEN BURRË E GRUA NË PODUJEVË, KANË LËNË FËMIJËT PA PËRKUJDESJE E KUSHTE MINIMALE PËR JETESË

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë e grua pasi ka lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë, 12 e 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.

Arrestimi i çiftit është të martën në orën 13:30.

“Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/