ARRESTOHEN DY PERSONA NË PEJË, NË VETURË IU GJETËN DY PISTOLETA DHE MUNICION

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën gjatë kontrollit të një automjeti në Pejë, ka arrestuar dy persona, në veturën e të cilëve ka gjetur dhe ka konfiskuar dy armë (pistoleta) dhe municion.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 05.12.2021, rreth orës 11:30, në Rrugën “Ramë Lajçi” në Pejë, nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit te dokumenteve dhe kontrollit, tek vozitësi dhe pasagjeri.

Tek personat e dyshuar, K.L. dhe M.G., të dy të lindur më 1988, janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) armë, një pistoletë e tipit “Zastava M-57, një karikator i së njëjtës armë, gjashtë copë fishekë të cal. 7.62mm, një armë ( pistoletë) e tipit “Sarsilmaz” P8S,  një karikator i së njëjtës armë, 14 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/