ARRESTOHEN DY TË BURGOSURIT QË U ARRATISËN SOT NGA QENDRA KORREKTUESE NË LIPJAN

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit.

“Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Ndryshe, sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

“A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje”, thuhet në njoftim.

SHKK tutje shton se “aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”. /Telegrafi/