ARRESTOHEN DY VËLLEZËR, U KONFISKOHEN EDHE ARMË

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Han të Elezit, pasi të njëjtit janë rrahur mes veti duke kërcënuar edhe me armë zjarri.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar edhe armë dhe municion.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Stacioni policor i Hanit të Elezit, pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit, pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë .

Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishekë dhe një pushkë ajrore. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./KP