ARRESTOHET NJË GRUA NË GJAKOVË, DETYRONTE FËMIJËN TË KËRKONTE LËMOSHË

Një grua është arrestuar të hënën në Gjakovë.

 

Njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë njoftuar se ajo është parë në një parking duke e detyruar fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.