ARRESTOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KANOSJE NDAJ ZYRTARËVE POLICORË

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e para të së hënës, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, i dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit A. T., 36-vjeçar, me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”./KP