ARRESTOHET NJË PERSON

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e angazhimeve për realizimin e urdhëresave, në orët e paradites së sotme kanë realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë dega në Vushtrri, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me urdhër arrest.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, realizimi i urdhëresës është bërë pas një pune operative-hetimore dhe sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, si rezultat i informacioneve njësitet policore në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Lum i Madh -Vushtrrisë, kanë arrestuar të dyshuarin R. A.,34 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit./KP