ARRESTOHET SHOFERI I CILI SHKAKTOI AKSIDENTIN ME FATALITET NË VETERNIK

Mbrëmë ndodhi një aksident me fatalitet në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ndërroi jetë një femër.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fjalë.

Sipas policisë shkaktari i aksidentit është arrestuar nga policia pasi kishte goditur dy këmbësorë një femër dhe një mashkull, ku gruaja pas plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe si pasojë ka vdekur në QKUK.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar , pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasoj, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”,bënë të ditur policia./Telegrafi/