ARRIHET MARRËVESHJA PËR BASHKËQEVERISJE LDK-PDK NË PRISHTINË

Është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Telegrafi rasporton se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në dhe seanca e Kuvendit komunal të Prishtinës pritet të nis në orën 10:00.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.

LVV në njoftimin e bërë për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit.

Ndryshe, nëse sot nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës atëherë kryeqyteti do të shkonte në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.