ARTA NITAJN E ZË SHIU NË PRISHTINË, NDAN ME NDJEKËSIT IMAZHE NGA MOMENTI KUR U LAG NGA TË RESHURAT

Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të mbetet një prej influencereve më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo angazhimet në projektet e marketingut.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi nga dita e sotme, ku duket se është zënë në befasi nga shiu.

Moti me shi gjatë këtyre ditëve të verës është karakteristik për Prishtinën por edhe për mbarë Evropën.

Fillimisht, Nitaj publikoi në InstaStory një fotografi të këmbëve të saj të lagura, pasi kishte hipur në veturë.

“Uj uj uj uj”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e këtij imazhi, ndërsa menjëherë pas tij ka ndarë me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera gjatë vozitjes.

Postimin e fundit, Nitaj e përfundoi me një ‘selfie’ të realizuar në ashensor, ku shfaqej e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, ndërsa vinte në pah këmbët e saj atraktive./Telegrafi