Archives by: Dielli News

Dielli News

About the author

Dielli News Posts

KRASNIQI: MBAJTJA E REFERENDUMIT TË SERBISË NË KOSOVË ËSHTË ANTIKUSHTETUESE

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese. Krasniqi në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express u shpeh se mbajtja e referendumit do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës.   “Partia Demokratike e Kosovës konsideron se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshem lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e nje shteti fqinj”, tha Krasniqi për Gazetën Express. BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin ...
Komentet te KRASNIQI: MBAJTJA E REFERENDUMIT TË SERBISË NË KOSOVË ËSHTË ANTIKUSHTETUESE Janë të Mbyllura

BLINKEN SHPRESON NË RIKTHIM TË MOMENTUMIT PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Lajme
Në një letër të Sekretarit Amerikan të Shtetit për kryeministrin, Albin Kurti theksohet, se mungesa e zgjidhjes në marrëdhëniet Kosovë-Serbi mbetet pengesë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.   Në një letër të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti theksohet qartë, se SHBA “shpreson që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë. Pritshmëria tjetër është që Kosova të mbështetë zotimet paraprake. Në letrën e publikuar nga zyra e kryeministrit Kurti (13.01). thuhet se SHBA pret të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës ...
Komentet te BLINKEN SHPRESON NË RIKTHIM TË MOMENTUMIT PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

QEVERIA REAGON PAS KËRKESËS SË QUINT-IT PËR REFERENDUMIN SERB

Lajme
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, reagoi pas kërkesës së ndërkombëtarëve që t’u lejohet serbëve të votojnë në Kosovë për referendumin serb për ndryshimet kushtetuese.   Ahmeti tha se nuk është duke iu mohuar askujt e drejta e votimit, por kjo e drejtë nuk mund të bëhet duke shkelur sovranitetin e një vendi tjetër ndërsa kujtoi dy mundësitë që kanë serbët që duan marrin pjesë në referendum. “E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet ...
Komentet te QEVERIA REAGON PAS KËRKESËS SË QUINT-IT PËR REFERENDUMIN SERB Janë të Mbyllura

SHESHI I MITROVICËS SË VERIUT ‘BLLOKOHET’ NGA FLAMURI SERB, 300 METRA I GJATË (VIDEO)

Lajme
Një flamur gjigant i Serbisë është shfaqur sonte nga banorët serb në Mitrovicën e Veriut.   Në prag të Vitit të Ri ortodoks, i cili është më 14 janar, serbët në veri të Kosovës kanë parakaluar me flamurin e Serbisë 250 metra të gjatë, nga qendra e qytetit të Mitrovicës së Veriut deri te ura e Ibrit. Serbët shpesh përdorin festat fetar për të shprehur nacionalzmin, sidomos në Kosovë. Siç raporton ‘Kosovo Online’, në shesh janë dëgjuar edhe këngë nacionaliste. /Lajmi.net/ ...
Komentet te SHESHI I MITROVICËS SË VERIUT ‘BLLOKOHET’ NGA FLAMURI SERB, 300 METRA I GJATË (VIDEO) Janë të Mbyllura

HAJNAT HYJNË NË NJË SHTËPI NË ÇAGLLAVICË

Lajme
Dy hajdutë kanë hyrë sonte në një shtëpi në fshatin Çagllavicë të Graçanicës. Pronarët e shtëpisë në fjalë i kanë dërguar Klan Kosovës pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihen hajnat teksa hyjnë në objektin e banimit. Sipas tyre, hajnat i kanë shpeshtuar vjedhjet edhe në shtëpi të tjera të lagjes.   ...
Komentet te HAJNAT HYJNË NË NJË SHTËPI NË ÇAGLLAVICË Janë të Mbyllura

E GODET ME SHUPLAKË DHE LË STUDION, SITUATË E PAZAKONTË NË “PËRPUTHEN” (VIDEO)

ShowBiz
Ndërkohë, Ana me Erionin e anuluan takimin katër minutësh sepse Erioni shkoi pas Mikelës me kërkesën e Anës e cila i tha të shkonte. Ndryshe, Ana bëri edhe disa veprime tjera me Bledin, konkurrentin tjetër. Vajzat reaguan duke thënë se po i bën vetëm për të provokuar./Lajmi.net/ ...
Komentet te E GODET ME SHUPLAKË DHE LË STUDION, SITUATË E PAZAKONTË NË “PËRPUTHEN” (VIDEO) Janë të Mbyllura

BLINKEN-KURTI: SHBA PRET BASHKËPUNIM PËR MARRËVESHJEN E VONUAR KOSOVË-SERBI

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken.   Blinken ndër të tjera ka shkruar edhe për raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku edhe shpreson në lidershipin e Kurtit për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar. Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për ...
Komentet te BLINKEN-KURTI: SHBA PRET BASHKËPUNIM PËR MARRËVESHJEN E VONUAR KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

META NË SHKUP: NDRYSHIMI I KUFIJVE NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në Shkup se nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin. Duke folur para studentëve dhe pedagogëve të universiteteve shqiptare me ftesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, presidenti Meta mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat” ku dha disa mesazhe. Ndër to, Kreu i Shtetit theksoi se e vetmja zgjidhje për rajonin është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Statusi i presidentit ...
Komentet te META NË SHKUP: NDRYSHIMI I KUFIJVE NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE Janë të Mbyllura

ZËDHËNËSI I SPECIALES: VESELI U TRANSFERUA NË HAGË PAS VIZITËS NË KOSOVË MË 11 JANAR

Lajme
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, përmes platformës online “Zoom”, ka thënë se pas vizitës në Kosovë, Kadri Veseli është transferuar në Hagë më 11 janar. Gjatë konferencës për medie të mbajtur të enjten, Doyle ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. Sipas tij, këtë javë, Veseli  udhëtoi drejt Kosovës për një vizitë nën ruajtje. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake udhëzoi Zyrën Administrative të organizonte këtë vizitë nën arrest drejt Kosovës për z. Veseli që të vajtojë me familjen, dhe që u lejua për arsye humanitare bindëse. Gjatë vizitës, i akuzuari qëndroi në paraburgim ...
Komentet te ZËDHËNËSI I SPECIALES: VESELI U TRANSFERUA NË HAGË PAS VIZITËS NË KOSOVË MË 11 JANAR Janë të Mbyllura

MEHMET KRAJA RIZGJIDHET KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE

Lajme
Shkrimtari Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin zgjedhor të rregulltë, derisa u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.   Akademik Mehmet Kraja, Kryetar Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor Me anë të komunikatës bëhet e ditur se po ashtu se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës Akademik Rauf Dhomi ...
Komentet te MEHMET KRAJA RIZGJIDHET KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE Janë të Mbyllura