Archives by: Dielli News

Dielli News

About the author

Dielli News Posts

NDAHEN MJETET FINANCIARE PËR 100 ASISTENTË PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkruar se sot ka dërguar njoftim me shkrim në drejtoritë komunale të arsimit për procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyre që punësimi i tyre të bëhet në tre mujorin e parë të këtij viti.   Nagavci ka shkruar në Facebook se një tjetër zotim i tyre po përmbushet. Sipas saj, ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë sonë. “Në përmbushje të prioriteve të këtij viti për rritjen e përfshirjes, ofrimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore për fëmijët me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet ...
Komentet te NDAHEN MJETET FINANCIARE PËR 100 ASISTENTË PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA Janë të Mbyllura

VDES KËNGËTARI I NJOHUR KOSOVAR (VIDEO)

ShowBiz
Ka vdekur këngëtari kosovar Eduart Meraku, i cili njihej si Edi King. Lajmin e ka dhënë miku i tij, Besim Gashi përmes një postimi në Facebook. “Spo muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi shoku i gjithë jetes tonë Edi King! Spaska ma rond se me perjetu diqka te tille…”, ka shkruar Gashi në Facebook. Ngushëllime familjes./Prive.al ...
Komentet te VDES KËNGËTARI I NJOHUR KOSOVAR (VIDEO) Janë të Mbyllura

TARIFA TË REJA TË RRYMËS NË SHKURT

Lajme
Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm disa kërkesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është duke i shqyrtuar për strukturën e re tarifore.   Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt. “Shpresojmë që raportet përfundimtare të publikohen sapo ekspertët e ZRRE-së t’i analizojnë të gjitha të dhënat. Të gjitha palët do të njoftohen në kohën kur raportet do të bëhen publike”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së dërguar Radios Evropa e Lirë. Në muajin dhjetor, ky institucion – pas kërkesave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim ...
Komentet te TARIFA TË REJA TË RRYMËS NË SHKURT Janë të Mbyllura

NGA AMERIKA PËR NË SHQIPËRI ME ARMË ME VETE, ARRESTOHET TIRANASI

Lajme
Një 51-vjeçar është arrestuar në Rinas pasi iu gjet një armë pistoletë dhe disa fishekë, teksa po futej në vendin tonë. Sipas Policisë Kufitare të Rinasit, pasi kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja ...
Komentet te NGA AMERIKA PËR NË SHQIPËRI ME ARMË ME VETE, ARRESTOHET TIRANASI Janë të Mbyllura

IKSHP: OMICRONI E KA SHTUAR INTENSITETIN DHE ËSHTË VARIANTI DOMINUES

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se varianti Omicron ka shtuar intensitetin dhe është bërë varianti dominues në qarkullim.   Nga IKSHPK kanë thënë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim. Andaj kanë apeluar te qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vaksinohen. “Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!” ...
Komentet te IKSHP: OMICRONI E KA SHTUAR INTENSITETIN DHE ËSHTË VARIANTI DOMINUES Janë të Mbyllura

I PËRFSHIRË NË “MASAKRËN E ISH – BLLOKUT”, KY ËSHTË ISH-BASHKËSHORTI I ARJOLA DEMIRIT QË E TRADHTOI DHE DHUNOI

ShowBiz Uncategorized
Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin. Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë. Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë që aktorja ishte në djeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre femijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj. ...
Komentet te I PËRFSHIRË NË “MASAKRËN E ISH – BLLOKUT”, KY ËSHTË ISH-BASHKËSHORTI I ARJOLA DEMIRIT QË E TRADHTOI DHE DHUNOI Janë të Mbyllura

SKITARËT QË U SHPËTUAN MBRËMË NË BREZOVICË U NDIHMUAN EDHE NGA SERBËT LOKALË

Lajme
Mbrëmë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kanë shpëtuar një grup të skitarëve në Brezovicë. Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe dy bjeshkatarë lokalë serbë të Shtërpcës, raporton Gazeta Express. Ky shërbim ka njoftuar se pas dërgimit të koordinatave nga të humburit është identifikuar lokacioni grupi i skitarëve është evakuuar. “Me datën 12.01.2022 në orën 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”. Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara. Në orën 20:40 ...
Komentet te SKITARËT QË U SHPËTUAN MBRËMË NË BREZOVICË U NDIHMUAN EDHE NGA SERBËT LOKALË Janë të Mbyllura

BERISHA: SHBA KA DY RRUGË, TË MË KËRKOJË FALJE PUBLIKISHT OSE TË PUBLIKOJË NJË FAKT TË VETËM

Lajme Shqipëri
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se SHBA ka vetëm dy rrugë pas shaplljes së tij “non grata” T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm. Berisha: Nga maji e deri sot nuk kanë paraqitur asnjë fakt të vetëm për të provuar këtë deklaratë. Shpallja e Sali Berishës “non grata” është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur “non grata” nuk gjen asnjë që është shpallur “non grata” 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet “non grata” 3 javë pasi humbet zgjedhjet partia ...
Komentet te BERISHA: SHBA KA DY RRUGË, TË MË KËRKOJË FALJE PUBLIKISHT OSE TË PUBLIKOJË NJË FAKT TË VETËM Janë të Mbyllura

NGA E ENJTJA FSK MUND TË ZBARKOJË KUDO NË BOTË

Lajme
Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’u bashkohet edhe Kosova, qysh nga kjo e enjte. Në fakt nga 13 janari Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit. Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është Qeveria ajo që propozon secilin mision e kuvendi ...
Komentet te NGA E ENJTJA FSK MUND TË ZBARKOJË KUDO NË BOTË Janë të Mbyllura

PESË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË KOSOVË

Lajme
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe kohore. Këto raste të dhunës në familje janë raportuar në Podujevë, Ferizaj, Klinë, Gjakovë dhe në Rahovec. Të gjitha rastet e tjera sipas policisë ishin dhunë fizike në mes bashkëshortëve përveç në Podujevë, ku djali në vazhdimësi kishte keqtrajtuar dhe sulmuar anëtarët e familjes. Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve: Podujevë, 12.01.2022-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i sulmuar atë dhe familjaret e tjerë, duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqikisht. Sipas ...
Komentet te PESË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË KOSOVË Janë të Mbyllura