BAHTIRI PRANON REZULTATIN E ZGJEDHJEVE: E KAM TELEFONUAR HAMZËN DHE I UROVA FITOREN

Kryetari në largim i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahitri është lajmëruar pas rezultatit zgjedhor ku mori pak vota në krahasim me kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë garë zgjedhore është normale që dikush fiton dhe dikush humb.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen derisa ka treguar se ka telefonuar kundërkanditatin e tij Bedri Hamzën për t’i uruar fitoren.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.
Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.
Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.
Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës! /Telegrafi/