“BASHKË DHE KRENARË”-KËRKOHET NJOHJA E MARTESAVE MES PERSONAVE TË GJINISË SË NJËJTË (VIDEO)

Me qindra protestues kanë marshuar sot për të kërkuar drejtësi për komunitetin LGBTI. Në paradën e krenarisë me moton “Bashkë dhe krenarë”, nuk është parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e për mungesën e tij në tubim pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar parulla me mbishkrimin “Albin Kur ti?”. Kërkesa kryesore e marshuesve ka qenë njohja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë.

Të enjten është përmbyllur “Java e Krenarisë” dhe pjesëmarrësit kanë marshuar nga sheshi “Skëndërbeu” deri tek katedralja “Nënë Tereza”.

Aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI, Lend Mustafa ka thënë se Kodi Civil është duke tentuar që të mos ofrojë barazinë që atyre ju takon.

Mustafa: Sot nuk është vetëm festë por edhe protestë

(Video)

“Mos heqni dorë asnjëherë nga të drejtat e juaja dhe mos u largoni kurrë prej njëri-tjetrit. Ne si aktivistë dhe individë po bashkohemi dhe po rrimë BASHKË DHE KRENARË”. Sot nuk është veç festë, sot është protestë. Sado paqësore që është, kjo është protestë për rezistencë për barazi dhe drejtësi[…]Po dua të rikujtoj që Komuna e Prishtinës ka ndarë një fond prej 300 mijë euro për të krijuar strehimoren për personat LGBTI në Kosovë. Kur ju nuk keni shtëpi, ne jemi shtëpia juve” ka thënë ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-49-of-53.jpg“Parada e Krenarisë” organizohet për herë të pestë në Kosovë, ndërkohë që aktivistja Marigona Shabiu tha për KosovaPress se po tentojnë që ky komunitet të ketë të drejta të barabarta.

Shabiu: Jemi këtu për të kërkuar të drejta të barabarta për këtë komunitet

(Video)

“Sot jemi mbledhur këtu për vitin e pestë me radhë për të përfunduar ‘Javën e Krenarisë’ dhe për të marshuar përgjatë shesheve të Prishtinës në mënyrë që të rrisim fizibilitetin e personave LGBTI në Kosovë dhe për të kërkuar të drejta të barabarta për këtë komunitet i cili është mjaft i diskriminuar dhe i shtypur në shoqëri”, tha ajo.

Më tej ajo ka shtuar se kërkesa kryesore do të jetë edhe njohja e martesave mes dy personave të gjinisë së njëjtë.

Shabiu: Kërkesa kryesore është për njohjen e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë
(Video)

“Një prej kërkesave kryesore gjatë kësaj parade do të jetë edhe kërkesa për njohjen e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, apo seksit të njëjtë. Kjo realisht është një e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, por ka një nismë ligjore të fundit e cila po tenton që ta shkel këtë të drejtë. Prandaj, thirrja jonë kryesore e kësaj parade do të jetë që projekt-kodi civil aktual të përfshij martesat e personave të seksit të njëjtë”, ka shtuar ajo.

Pjesëmarrësit e paradës ishin edhe nga rajoni, por edhe nga disa shtete evropiane. Selena Martin e cila vjen nga Franca ka thënë për KosovaPress se mbështet komunitetin.

Martin: Jam këtu për të mbështetur komunitetin si anëtare e komunitetit gjithashtu

(Video)

“Punoj për një organizatë ndërkombëtare, jam nga Franca, ne mbështesim organizimin e LGBTI-së, me projektin e financuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe në Kosovë, kështu që unë jam këtu për të mbështetur komunitetin si anëtare e komunitetit gjithashtu”, ka theksuar ajo.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Visar Ymeri, Teuta Rrusta, e të tjerë. Ndërsa, aty nuk është parë kryeministri Albin Kurti, e as ndonjë ministër.

This image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-9-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-8-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-1-of-53.jpg 

This image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-3-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-4-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-5-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-10-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-34-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-31-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-47-of-53.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is LGBT-51-of-53.jpg